Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kosova pritet të bëhet me ushtrinë e saj në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm (dhjetor). Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilëve votimi në lexim të dytë në Kuvend i tri projektligjeve të propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri pritet të ndodhë në seancën e 6 dhjetorit ose më së largu më 13 dhjetor. Nga zyra për informim e kryeministrit Haradinaj kanë refuzuar të flasin për data se kur pritet të bëhet Kosova me ushtrinë e saj, megjithatë, sipas tyre, një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti në Kuvend. “Kjo çështje tashmë është në kompetenca të Kuvendit. Ne shpresojmë që shumë shpejt të ndodhë kjo gjë, tash varet se kur e vendos Kuvendi në agjendë çështjen e ushtrisë”, thuhet në përgjigjen e tyre. Votimi i ushtrisë së Kosovës ka bërë bashkë të gjitha subjektet politike parlamentare, pozitë – opozitë, përpos Listës Serbe e cila e kundërshton procesin e transformimit të FSK-së. Madje edhe krerët e shtetit në Beograd po zhvillojnë fushatë të ashpër kundër formimit të ushtrisë së Kosovës Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Masat e reja, nga ora 18:00 do të ketë kufizime, në Kosovë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemajështë duke shqyrtuar marrjen e disa vendimeve parandaluese pas rritjes …