Në shenjë nderimi të Ditës së Flamurit në ndërtesën e komunës së Bujanocit dje në mëngjes, sipër ballkonit të hyrjes zyrtare, ka gdhirë Flamuri Kombëtar shqiptar, ankohet agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Flamuri është vendosur krahas atij të Serbisë e të Bashkimit Evropian, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Rrahim Salihu.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur ngritje solemne të flamurit shqiptar në komunë, ndërsa është vendosur nga njëri prej punëtorëve të administratës.

Salihu ka theksuar se kremtimi i Ditës së Flamurit ka kaluar pa probleme dhe pa incidente e jo sikur viteve të mëparshme.

Flamuri Kombëtar është vendosur edhe në ndërtesën e Komunës së Preshevës.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme