Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se ridefinimi i kufijve forcon shtetin e Kosovës dhe bashkon shqiptarët. Murati ka shprehur mbështetjen e tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshje duke thënë se “vetëm ndryshimi i kufijve me dhunë sjell luftë”. Ai ka thënë në Rtv Dukagjini se versionet tjera të zgjidhjes janë shumë më të dhimbshme se lëvizja e kufijve. “Me Asociacionin me kompetenca ekzekutive, ne bëjmë një shtet ku pakica prej 5%, çdo herë ka në dorë çelësin e stabilitetit të këtij shteti”, tha ai. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), ka thënë se ndjehet i befasuar me ata “që gëzohen që u varros ideja e shkëmbimit të kufijve”. “Po gëzohen njerëzit që u varros ideja që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës? Si është e mundur që ne aq lehtë e harruam përgjegjësinë ndaj atyre shqiptarëve që kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve historike në Kosovë?!” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ja pse duhet konsumuar manaferra në vjeshtë Manaferrat janë fruti që ne të gjithë e konsumojmë në periudhën e fundit të …