Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas Fabio Cannavaros në vitin 2006, “Topin e Artë” mund ta fitojë sërish një mbrojtës. Për këtë janë të bindura kompanitë e basteve që japin si favorit kryesor për trofeun më të rëndësishëm individual, mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk. Holandezi kuotohet me koeficientin 1,7 për fitimin e “Topit të Artë” dhe lë pas 5-herë fituesin e këtij trofeu argjentinasin, Lionel Messi, që kuotohet më koeficient 2.2. Në vendin e tretë “bookmakersat” rendisin sulmuesin senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane me koeficient 21 ndërsa në garë për trofeun është edhe Cristiano Ronaldo, por ky i fundit ka pak shanse dhe kuotohet me koeficient 26. Mohamed Salah, Kylian Mbappe dhe Eden Hazard – janë të tjera emra për t’u renditur sa më lart në mesin e 10 më të mirëve në botë. Like 0