Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në kohën kur politikanët e Kosovës po përgatiten për t’i hyrë garës zgjedhore, përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta vizitojnë Kosovën. Janë dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson. Vizita e senatorëve amerikanë vjen pas vizitës që sot do ta bëjë deputeti gjerman i CDU-së së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer. E vizita e gjermanëve dhe amerikanëve ka vetëm një emërues të përbashkët. Ai është vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, edhe vetë senatori amerikan, Murphy e ka konfirmuar se do ta vizitojë Kosovën për të ndihmuar në vazhdimin e dialogut. Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtojnë bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, mirëpo atyre Moska ua ka ndaluar hyrjen. “Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar në një postim në Twitter senatori Chris Murphy. Russia wouldn’t let us in, but @RonJohnsonWI and I will be visiting Ukraine, Serbia, and Kosovo this week to demonstrate bipartisan support for the new Ukrainian government and continued dialogue between Belgrade and Pristina. I’m in Berlin today for meetings first. MEET THE PRESS — Pictured: (l-r) –Sen. Ron Johnson (R-WI) left, and Sen. Chris Murphy (D-CT) right, appear on “Meet the Press” in Washington, D.C., Sunday, Sept. 21, 2014. (Photo by: William B. Plowman/NBC) Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga 1 tetori, shqiptarët do të përgjohen me detektivë Në Zvicër, midis viteve 2009 dhe 2016, detektivët u përdorën në rreth 220 hetime …