Teknologji Apple zbulon datën e prezantimit të iPhone 11 Nga Wikiliks U postua 03/09/2019 1 Min e Lexuar 0 0 169 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kompania do ta njoftojë publikun me telefonin e ri “Iphone 11”, por jo vetëm. Kompania më e njohur e paisjeve teknologjike “Apple” tashmë vetëm sa ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen e saj vjetore që do të zhvillohet në muajin e ardhshëm, konkretisht më 10 shtator. Kompania do të njoftoj telefonin e ri Iphone 11, në selinë e kompanisë Apple Park, në Kupertino, Kalifornia, raporton “The Verge”. Edhe pse Apple nuk ka treguar detaje të tjera në ftesat e saj, por thashethemet thonë se kompania nuk do të njoftoj vetëm Iphone 11, por do të ketë edhe befasira të tjera nga kompania. Thuhet se do të paraqiten edhe 3 modele të reja të Iphone XR, XS, dhe XS Max. Dy prej këtyre telefonave do të shfaqin sistemin e parë të kamerës së trefishtë të krijuar nga Apple , ndërsa Iphone i ri XS gjithashtu mund të ketë një ekran paksa më të madh 6.1 inç. Një burim tjetër thotë se këta telefona munden të mbështesin mbushjen e dyanëshme pa tel. Like 0
Me ftesë të Blendi Klosi kryetari Ramadani merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Ben-Meir: Reagon kundër kryeministres Brnabiq”Turp të kesh e gjithë bota i njeh shqiptarët “ Kundër deklarates se kryeministres serbe, Brnabiq ka reaguar edhe profesori dhe eksperti amerikan për …