Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Serbi po vazhdon të jetë temë aktuale politike vendosja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rend me liderët kryesorë botërorë në Paris me rastin e ceremonisë së shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Madje atje po e konsiderojnë si “turpërim” të shtetit serb, faktin që Aleksander Vuçiq, i është vendosur ulësja afër liderëve me më pak rëndësi. I fundit që ka reaguar në lidhje me këtë çështje, është ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin. Madje, sipas tij, Vuçiq ka bërë një gjest shumë të matur që ka vendosur të qëndrojë në ceremoni pas ngjarjes që ka ndodhur. “Nuk dua të them se jam i ofenduar më shumë se ndonjë qytetar tjetër i Serbisë. Sigurisht që ishte e vështirë, më e rëndë ishte për presidentin. Ai bëri një veprim të guximshëm kur vendosi të qëndrojë aty”, ka thënë Vulin. E siç thotë Vulin, ai që e ka vendosur presidentin Thaçi në atë pozicion, duhet të ndihet i turpëruar. Në anën tjetër, presidenti Thaçi këtë e ka konsideruar si shfaqje të mrekullueshme të shtetit të Kosovës. Dje, ambasadori francez në Beograd ka kërkuar falje në lidhje me këtë, duke thënë se Franca e respekton popullin serb, dhe se një gjë e tillë do të vërtetohet edhe me vizitën e Macron në Beograd. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjermania mbetet kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë …