Botë Vazhdon ndërhyrja izraelite në xhaminë AL-AKSA Nga Wikiliks U postua 10/05/2021 3 Min e Lexuar 0 0 67 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Policia izraelite plagosi 10 persona gjatë ndërhyrjes me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve që dolën nga Xhamia Al-Aksa pas namazit të sabahut (mëngjesit). Pas namazit që u fal në Xhaminë Al-Aksa qindra persona u mblodhën në sheshin mes Mexhidit të Kibles dhe Kubbetus Sahra të cilët hapën flamujt e Palestinës dhe Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA). “Jeta jonë është e sakrifikuar për ty Aksa” dhe “Të gjithë jemi Sheikh Jarrah” (lagjja në Jeruzalem ku Izraeli dëshiron të dëbojë nga shtëpitë e tyre disa palestinezë). Këto kanë qenë sloganet e qindra personave të cilët më pas marshuan drejt Portës së Luanëve dhe asaj Hutta. Sipas raportimeve të gazetarit të AA-së në vendin e ngjarjes, mësohet se policia izraelite e cila ishte në pritje jashtë këtyre dy portave, ndërhyri me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve që dolën nga Xhamia Al-Aksa. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se në ndërhyrje u plagosën 10 palestinezë. Pesë janë plagosur në pjesën e kokës, 4 në këmbë dhe njëri në dorë. Më tej thuhet se është vonuar dërgimi i disa të plagosurve në spital për shkak se policia mbylli hyrjet dhe daljet në Portën e Luanëve. Po ashtu Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në deklaratën e saj informoi se plumbi plastik ka goditur në gojë njërin nga të plagosurit dhe si pasojë i ka shkaktuar çarje të nofullës. Ndërkohë bëhet e ditur se policia izraelite ka arrestuar edhe disa të rinj. Pas ndërhyrjes e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore, situata u kthye në normalitet. Policia izraelite një ditë më parë hyri brenda Xhamisë Al-Aksa dhe gjatë ndërhyrjes plagosi 205 palestinezë. Në ndërhyrjen e policisë izraelite ndaj palestinezëve dje në Jeruzalem u plagosën 90 persona. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë dhe një foshnje 1 vjeçare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nëse dështon Samiti i Berlinit, i gatshëm skenari i ri për Kosovën Portali serb “Blic” shkruan se çfarë mund të ndodh nëse dështon zhvillimi i Samitit …