Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një 17 vjeçar ka humbur jetën në QKUK, shkaku i një aksidenti që kishte ndodhur më 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtarja e policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj. Viktima ka ndërruar jetë sot, dhe trupi i pajetë iu është liruar familjarëve. ” Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit shpall konkurs për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme Komuna e Bujanocit, respektivisht, Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësis …