Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Katër kryetarë të komunave serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ditë më parë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, duke kundërshtuar kështu vendimin e Qeverisë së vendit për ngritjen e taksës doganore prej 100 për qind për mallrat serbe. Por një veprim të tillë nuk e kanë bërë edhe kryetarët e komunave serbe në brendi të vendit, ndonëse vijnë nga subjekti i njëjtë politik, Lista Serbe, me ato të veriut. Madje kreu i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, ka deklaruar se komunat kosovare në veri nuk ekzistojnë më. Dy ditë pas vendimit për dorëheqje të katër kryetarëve serbë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk janë deklaruar për medie. Por deputetët e koalicionit qeverisës kanë thënë për “Zërin” se kryetarët e komunave veriore po tentojnë t’i zbatojnë idetë e Serbisë për ndarje të Kosovës. Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se Lista Serbe po luan lojë të dyfishtë, pasi kryetarët e komunave që udhëhiqen nga serbët në jug të Ibrit nuk dhanë dorëheqje. Rada Trajkoviq, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore, është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe integrimeve, të cilat siç thotë ajo, kanë qenë esenca e këtij projekti. Rritjen e taksës për mallrat serbe ajo e cilësoi si vendim politik, i cili si i tillë, do të jetë me afat të kufizuar kohorë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
A do të largohet Grenell nga dialogu Kosovë-Serbi pas detyrës së re në inteligjencën amerikane? Richard Grenell sot është emëruar në krye të intelegjencës kombëtare të SHBA-ve. Grenell, që …