Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Veriu i Mitrovicës ka gdhirë sot me flamuj të Serbisë. Burime të “KosovaPress”-it bëjnë të ditur se mijëra flamuj serb kanë hyrë dje pasdite nga Serbia në territorin e Kosovës dhe janë vendosur nëpër institucione e shtylla të rrugëve të veriut, ndërsa u janë shpërndarë qytetarëve serbë të asaj pjese si edhe nëpër shtëpi. “Pjesëtarë të grupev kriminale kanë shpërndarë gjatë gjithë natës flamuj serbë. Atyre ju ka prirë Xhorxhe Kasalloviq i njohur me nofkën Xholle, i cili ka shpërndarë këta flamuj pothuajse në secilën shtëpi të serbit, duke përfshirë këtu edhe lagjet e banuara me popullatë të përzier. Pronarët e shtëpive dhe të lokaleve janë urdhëruar t’i vejnë flamujt serb në ditën e sotme, duke i kërcënuar se do të bartin pasoja nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë”, kanë thënë burimet. Mësohet se e gjithë kjo situatë në veri po zhvillohet si kundërpërgjigje nga ana e serbëve në lidhje me votimin e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që pritet të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Dihen kufijtë në mes shqiptarëve dhe serbëve Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ideja e demarkacionit do të thotë …