Platforma për Dialogun me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Dokumenti që nuk ka marrë përkrahjen e LDK’së dhe Vetëvendosjes, përfshin çështjet të cilat ekipi negociues do t’i shtrojë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Platforma shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.

Ajo u miratua dje me  vota pro, ndërsa dy partitë opozitare kishin refuzuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të trajtojnë atë platformë dhe të japin kontributin e tyre në të.

Platforma e dialogut u publikua dy javë më parë nga dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme