Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Platforma për Dialogun me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Dokumenti që nuk ka marrë përkrahjen e LDK’së dhe Vetëvendosjes, përfshin çështjet të cilat ekipi negociues do t’i shtrojë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Platforma shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera. Ajo u miratua dje me vota pro, ndërsa dy partitë opozitare kishin refuzuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të trajtojnë atë platformë dhe të japin kontributin e tyre në të. Platforma e dialogut u publikua dy javë më parë nga dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Like 0
Zëri i popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Sot mbahet konferenca “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. …