Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesuesin e Ekipit negociator Fatmir Limaj dhe bashkëkryesuesin Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me dialogun.

Veseli theksoi se Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që të përmbyllet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB.

 

“Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, shkruan Veseli në Facebook.

 

 

Ndryshe, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Sipas të parit të ekzekutivit, qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, me qëllim që procesi i dialogut mes dy shteteve të jetë transparent.

Haradinaj është zotuar që qeveria të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme