Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kundër idesë së Edi Ramës, Vuçiqit e Zoran Zaevit për krijimin e një minishengeni ballkanik, ka dalë edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express. Në një intervistë për Opinion, Osmani madje ka thënë se është e gatshme të vendosë edhe bast, që nëse ulet në tavolinë me Edi Ramën për të diskutuar rreth një nisme të tillë, do ta bindë në fund kreun e qeverisë shqiptare që e ka gabim. “Është me rëndësi që ai ta dëgjojë qëndrimin e qartë të Kosovës, sepse nuk është një qëndrim në eufori. Duhet të ulemi ta dëgjojmë njëri tjetrin, por nga argumentet që kemi, jam e bindur, që ne do ta bindim atë, që ka qenë nismë e gabuar. Mund të vëmë bast që kësaj radhe do ta… unë besoj shumë në fuqinë e argumenteve. Nëse ai është i gatshëm t’i dëgjojë ato, besoj që do të bindet edhe ai”, ka potencuar Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express. Ajo madje thotë se një nismë e tillë është e dështuar, dhe thotë se nuk duhet shkëmbyer akuza nga studiot televizive, por duhet ulur në një tryezë diskutimi. “Duhet të ulemi, dhe t’ia shpjegojmë Ramës që e ka gabim. Është një nismë e dështuar. Por do të duhej të uleshim me kryeministrin e Shqipërisë, e të mos shkëmbejmë akuza nga studiot televizive”, ka thënë Osmani. Sipas kandidates së LDK-së, nga një nismë e tillë përfiton vetëm Serbia, dhe thotë se Edi Rama paraprakisht do të duhej që të konsultohej me Kosovën për programin 700 pikësh që tashmë është krijuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia. “Shqipëria do duhej së pari të ulej me Republikën e Kosovës dhe të diskutonte për këtë dokument 700 e ca pikësh”, ka shtuar tutje ajo. Se Edi Rama ka bërë gabim që është konsultuar fillimisht me Beogradin për një nismë të tillë, e ka thënë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti. Sipas Kurtit kryetari i qeverisë së Shqipërisë do të duhej që fillimisht të fliste me Kosovën, pastaj me shtetet tjera, e me Serbinë në fund, pasi që sipas tij Beogradi mbetet i papenduar për krimet e bëra dhe vazhdon flirtin me Rusinë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Shukri Ymeri mbajti takimin e parë,për përpilimin e kurikulave të plan programit të gjuhës shqipe Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dje kryetari Shukri Ymeri, mbajti takimin e parë …