Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Ti Hashim varesh nga ne. Nuk do të shkoj kjo kështu, të lus të bisedojmë dhe jo ti të tregosh se çfarë dëshiron dhe çfarë jo”, kështu i ka thënë presidenti serb Aleksander Vuçiç presidentit të Kosovë, Hashim Thaçi në takimin e përbashkët në kuadër të samitit Brdo-Brioni në Tiranë. Sipas mediave serbe, Vuçiç ka deklaruar se ai kurrë nuk ka folur për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e marrëveshjes. Ai e ka bërë këtë duke u përgjigjur rreth veprimeve të Hashim Thaçit kohëve të fundit, ku ai vazhdimisht ka përsëritur se tri komunat nga jugu i Serbisë, duhet t’i bashkohen Kosovës, shkruan më tej zeri.info. “Jam lodhur duke dëgjuar se çfarë dëshiron dhe çfarë jo Hashimi. Ti Hashim varesh nga ne. Nuk do të shkoj kjo kështu. Të lus të bisedojmë dhe jo ti të tregosh se çfarë do dhe çfarë jo. A dëshiron të tregoj unë se lëfarë dua”, e ka pyetur Vuçiç, Thaçin dhe ka shtuar: “Cila Amerikë do t’ju shtyjë në institucionet ndërkombëtare? E ke provuar me Kolinda Grabar Kitaroviç, Borut Pahorin.. nuk ia ke arritur. A e ke shpikur vetë ti këtë, apo të ka ndihmuar dikush”. Vuçiç e ka porositur Thaçin që mos ta përmend Republikën Serbe ‘pa ndonjë nevojë’. “E di pse e thua këtë, sepse amerikanët nuk e duan Republikën Serbe. Unë mund të të them se unë ty nuk të lejoj ta formosh Republikën Serbe në Serbi, e kjo është Kosova. Paramendo po ta thoja unë atë që ti dhe Edi Rama e keni thënë dje në Tiranë? Apo KOlinda sot? Rreth bashkimit. Vetëm ndaluni pak, i kuptoj të gjitha, por ndaluni. Nëse vijmë deri te zgjidhja, super, nëse jo, ndoshta do të jemi të mençur ta ruajmë paqen”, ka porositur Vuçiç. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Nuk e njohim Kosovën pa fituar asgjë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën …