Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por tha se një gjë e tillë do të kërkonte diçka në këmbim. Vuçiq i bëri komentet në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA. “Së pari duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë”, tha Vuçiq. “Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, shtoi ai. Beogradi dhe Prishtina janë nën presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, si kusht për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në muajt e fundit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Vuçiq, kanë folur disa herë për idenë e ndryshimit të kufijve, si mundësi për marrëveshje. Kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër. Like 0
Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, shkurton për 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati. …