Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se askush nuk mund t’i ndalojë në nismën e Ballkanit të Hapur. Në ditën e dytë të samitit të “Ballkanit të Hapur”, Vuçiq tha se askush nuk mund ta ndalë këtë iniciativë. “Nuk mund të na ndalojë askush. Kjo varet vetëm nga ne, nga askush tjetër”, tha Vuçiq, ndërsa theksoi se për anëtarësimin në Bashkimin Europian “vendos dikush tjetër”. Vuçiq e ftoi Kosovën, sikur edhe Malin e Zi dhe Bosnjën, që t’i bashkohen Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në takimin e ardhshëm, të cilin propozoi ta mbajnë në Serbinë jugore, dhe ku paralajmëroi krijimin e disa grupeve punuese për, siç tha, tejkalimin e vështirësive me furnizime me ushqim. Ai tha kërkoi përshpejtim të realizimit të projekteve të “Ballkanit të Hapur”, raporton Gazeta Express. “Janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, dhe nëse dëshirojnë, të marrin pjesë në formimin e grupeve punuese edhe përfaqësuesit e Bosnjë-Hercegovinës, Prishtinës, Malit të Zi, e kështu me radhë”, tha presidenti serb. Vuçiq e falenderoi të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar për pjesëmarrjen dhe Shtetet e Bashkuara që, siç tha, “e mbështesin këtë iniciativë”. Presidenti serb e falenderoi edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se po merr pjesë atje vetëm si vëzhgues. Vuçiq i tha atij se është “çdoherë i mirëseardhur”. “Nëse dëshironi, urdhëroni, nëse nuk dëshironi është dëshira juaj. Askush nuk do t’ju detyroj”, tha Vuçiq. “Kjo është iniciativa jonë, iniciativa e njerëzve nga Ballkani. Iniciativë e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe t’i zgjidhin vetë problemet e tyre”, tha ndër tjerash presidenti serb. Ai theksoi se Serbia nuk ka probleme bilaterale të ndërsjella me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi tha se kanë zgjidhur probleme 50-60 vjeçare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj: Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës ajo mbetet në fuqi deri në njohje Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për çështjen e taksës …