Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas plagosjes me thikë të një të riu serb në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së kësaj ure. “Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit”, tha Vuçiç për televizionin Pink. Një 17 vjeçar serb dje është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre. Ai ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë. Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb mbi urën e lumit Ibër. “Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trupi Koordinues hap konkurs per financimin e transportit te nxenesve ne Komunen e Bujanocit Trupi kordinus ka bër thirrjen e parë publike financiare,për ndihma të njehershme për mbulimin …