Kanë dalë pamje të grupit të tifozëve ultra të Klubit të Partizanit, ata dyshohet se për çdo ditë po sulmojnë shqiptarët që kalojnë nëpër Autostradën e Serbisë.

Danas raporton se ata pothuajse çdo cep të autostradës dalin dhe i sulmojnë veturat me targa të huaja.

Tiparet e tyre duken ultra nacionaliste dhe raciste të nxitura nga dikush.

Gazeta ka publikuar edhe pamje të reja të sulmit, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Ndërsa, policia e Serbisë i ka identifikuar ata si ‘tifoz të partizanit’

Ata janë kapur në nje inçizim gjatë sulmit ne autostradë. Viktima tyre e fundit ishte një veture me tabela të Vojvodinës ku 2 udhëtarë të saj janë rrahur dhe kanë pësuar preje dhe lëndime trupore.

Kutojmë se javën e kaluar një autobus me shqiptar është sulmuar në Serbi, të cilët po udhëtonin drejt Gjermanisë. Deri më sot, sulmi ka qenë i paidentifikuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme