Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke i kërkuar sqarime në lidhje me rastin e helmimit të zyrtarëve kosovarë nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke kërkuar prej saj që publikisht të tregojë nëse serbët i kanë helmuar shqiptarët, raportojnë mediat serbe. Vuçiq reagoi pasi rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar. Shkak janë bërë 5 kuti që kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pasi janë hapur kanë kundërmuar erë. “Jam i sigurt pas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur”, shkruan në letrën e Vuçiqit të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në profilin e tij në Twitter. “Andaj, ju lus që opinionit të gjerë t’i thoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë tjetër helm të rëndë. Nëse rastësisht kjo nuk është e vërtetë, ju lus që publikisht të tregoni se kush kanë qenë mashtruesit që kanë sajuar një gënjeshtër të tillë”, shtoi ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
TRUMP POROSIT ERDOGANIN: SIRIA ËSHTË E JUAJA Erdoani po i shpjegonte kreut te administrates amerikane të gjitha problemet e lidhura me …