Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe ka deklaruar se të gjithë anëtarët e Kryesisë së partisë, përveç atij, kanë përkrahur shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. “Unë abstenova dhe u morëm vesh që për një kohë shumë të shkurtër të them se çfarë mund të bëjmë për çështjen e rrugës sonë evropiane, Kosovës dhe investimeve të reja. Për këtë e kemi njoftuar edhe kryeministren Ana Bërnabiq e cila ka marrë pjesë në takim”, ka thënë Vuçiq. Ai ka shtuar se me anëtarët e Kryesisë së PPS më së shumti ka biseduar për Kosovën, e cila është për partinë, siç ka thënë, një prej çështjeve më të rëndësishme. “Ne na intereson Kosova, me atë po merremi dhe ajo është një prej çështjeve më të rëndësishme për ne. I informova anëtarët e Kryesisë së PPS për gjithë çfarë po ndodh me bisedime edhe pas futjes së taksave në prodhimet tona. Për ne është me rëndësi jetike t’i ruajmë jetët dhe sigurinë e njerëzve tanë dhe jam i bindur se për këtë do të kemi përkrahjen e KFOR-it, por as shteti serb nuk do ta braktisë popullin e tij”, ka thënë Vuçiq. Sipas fjalëve të tij, taksat e Kosovës në import të prodhimeve nga Serbia po ndikon 0,7 për qind në GDP-në serbe “gjë që është një dëm i madh për Serbinë dhe qytetarët e saj” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
SNS braktis punën në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Bujanocit Me arsyetimin se nuk u janë dorëzuar raportet mbi subvencionimin e bizneseve të vogla …