Me arsyetimin se nuk u janë dorëzuar raportet mbi subvencionimin e bizneseve të vogla dhe financimit të programeve sportive për vitin 2018-të, grupi i këshilltarëve të tubuar rreth Partisë Përparimtarëve të Serbisë (SNS), lëshuan seancën e sotme të Kuvendit komunal të Bujanocit.

”Si grup i këshilltarëve, jemi të detyruar që të lëshojmë punën e mëtutjeshme të seancës së sotme, me që edhe përkundër kërkesave tona për dorëzimin e raporteve të financimit të bizneseve dhe programeve sportive, neve si grup ende nuk na janë dorëzuar këto raporte” – deklaroi këshilltari Nenad Mitroviq.

Megjithate, seanca e sotme ende po vazhdon dhe po zhvillohet një debat për pikat e rendit të ditës./Lugina-Lajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme