Në ditën e votimit për shndërrim të FSK-së në Ushtri të Kosovës, Serbia ka shtuar masat e sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën në veri dhe në jug, transmeton Koha.net.

Medie serbe njoftojnë se sot për “vizitë të jashtëzakonshme” te kufiri me Kosovën ku janë përqendruar forca të mëdha ushtarake e policore serbe , ka shkuar edhe kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili është komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë.

Me Vuçiqin janë edhe ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie gjeneralkoloneli Milna Mojsiloviq dhe përgjegjës të lartë n ag ushtria dhe policia e Serbisë/insajder.com

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme