Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka thënë nënsekretarit shtetëror amerikan David Hale se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër do të merr masa me të cilat do të reagojë në mospërmbushje të obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit, në futje të taksave dhe në vendimin e Prishtinë për ndërprerje të dialogut me Beogradin”. Presidenti i Serbisë ka shtuar se qëndrimi i Beogradit do të jetë “i vendosur, serioz, i përgjegjshëm dhe i fortë”. Siç është kumtuar nga kabineti i tij, Vuçiq në takimin me Halen ka thënë se Platforma për dialog me Beogradin, e miratuar dje në Prishtinë, “në thelb është vendimi i Prishtinës ta ndërpresë dialogun me Beogradin”. Vuçiq ka thënë se “një kohë të gjatë është duke e paralajmëruar përfaqësuesen e BE Frederica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i një platforme të tillë nuk lë hapësirë për zgjidhje dhe me këtë, platforma është kundër dialogut, sidomos bashkë me refuzimin kokëfortë të Prishtinës t’i heqë taksat e pakuptimta ndaj prodhimeve serbe”, shtohet në kumtesë. Prosperiteti i ardhshëm i Serbisë varet nga arritja e përparimit në marrëdhënie me Prishtinën, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott me rastin e takimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me nënsekretarin amerikan David Hale, “Nisma e sërishme e dialogut nuk është detyrë e lehtë, mirëpo prosperiteti i Serbisë varet nga arritja e përparimit në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka pretenduar Scott. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ministri Liburn Aliu nga Serbia u refuzuam pa ndonjë arsyetim për vizitën në Luginë Ministri i Qeverisë së Republikës së Kosovë z.Liburin Aliu pritej që sot të vizitonte …