Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u tha sot gazetarëve në Krushevac, në lidhje me pohimet se ushtria e Serbisë ka shkelur kufirin, siç e quan ky – vijën administrative me Kosovën, në fakt bëhet fjalë për një patrullë të njëkohshme të ushtrisë së Serbisë dhe të KFOR-it dhe se ka pasur drejtimin paraprakisht të përcaktuar dhe se nuk ka pasur kurrfarë kalimi ilegal, raportojnë mediat serbe. Ai ka thënë se ishte aktivitet i rregullt. “E vetmja e vërtetë është se patrulla e njëkohshme e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it dhe Komandës rajonale Lindje, do të thotë kontingjenti turk, bashkë me dy nga kontingjentet e SHBA-së, nga ora 16.50 deri në orën 18.10 ka pasur një patrullim të njëkohshëm nga drejtimi i fshatit Muhoc deri në fshatin Karaçevë e Ulët, sipas vijës administrative paraprakisht të përcaktuar”, është shprehur Vulin. Ai ka thënë: “Dihet me saktësi ku lëvizin ata dhe paraprakisht duhet se nga do të lëvizet”. Vulin ka thënë se tash disa ditë janë të pranishme përpjekjet e Prishtinës që “edhe njëherë të sulmojnë ushtrinë e Serbisë dhe të thonë se nuk po respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkel vijën administrative” (kështu ai e quan kufirin midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë – sqarim ynë). Ai ka shtuar se qëllimi është që me patrulla të njëkohshme të përfshihen pjesëtarët e forcave policore të Kosovës. “Ushtria e Serbisë e ka refuzuar disa herë këtë, ne kemi marrëveshje të nënshkruar me KFOR-in, me askënd tjetër”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se Beogradi nuk njeh askënd tjetër pos KFOR-it, si dikë që është i ngarkuar për sigurinë në tërë territorin e Kosovës, transmeton Koha.net. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi: ShBA-ja është në rrjedha me gjendjen e shqiptarëve në Luginë Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka folur për letrën e senatorëve amerikanë, …