Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtori ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se bota është duke lëvizur me një shpejtësi të madhe, dhe se është në interes të Kosovës dhe Serbisë për të mbyllur një kapitull mes tyre, përndryshe ai ngre shqetësimet se banorët e dy shteteve do të largohen nga vendet e tyre. Ai ka thënë se ka pasur një takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të cilit ia ka përsëritur faktin se përderisa nuk ka dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mundësit që situata të ekslojë janë të mëdha. Sipas tij një situatë e tillë status-quo, është oksigjen për palët e treta, të cilat dëshirojnë të krijojnë tensione. Wilson thotë se Vuçiq ka bërë gjëra të mira, megjithatë potencon se ka bërë edhe të kundërtën. Ndër të tjera ai shprehet se SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të detyrojnë Kosovën dhe Serbinë për të arritur ndonjë marrëveshje. “Ne nuk do t’i detyrojmë për asgjë, nuk do të ndodh”, ka thënë ai në një intervistë për N1, transmeton Gazeta Express. Sa i përket taksës dhe luftës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, Wilson thotë se palët duhet t’i lënë anash këto përplasje dhe të fokusohen në arritjen e një marrëveshje finale. “Ne kemi nevojë për një moratorium që do të hiqte status-quon. Palët duhet të përqendrohen në atë që më të vërtetë ka rëndësi, arritja e një marrëveshje”, shton ndër të tjera ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dialogu Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve në Kosovë, në tryezë do të jetë përsëri kufizimi në baza etnike Tani më është e sigurt se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të …