Tani më është e sigurt se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të presë formimin e qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve të caktuara më 6 tetor. Atëherë, sipas paralajmërimeve të disa medieve, pritet përshpejtimi i bisedimeve dhe marrëveshja e mundur deri në fund të vitit. Sipas deklaratave të zyrtarëve serb, në tryezë do të jetë përsëri kufizimi në baza etnike, shkruan N1.

Pamjet nga Brukseli mund t’i shohim përsëri për më pak se dy muaj. E pasi të ulen në tryezën e bisedimeve përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, vlerësohet se, përsëri do të mund të bisedojnë për atë çfarë presidenti serb e ka quajtur caktim të kufirit, ndërsa ish këshilltari amerikan për siguri kombëtare John Bolton, korrigjim territorial.

“Ne serbëve na pëlqeu qëndrimi i zoti Bolton sa i përket Kosovës”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Mirëpo, bisedimet do të vazhdojnë me Mike Pompeo dhe Matthew Palmer, gjë që, sipas Vuçiqit, nuk do të jetë lehtë për Serbinë.

“Ne vazhdojmë dhe po provojmë të bashkëpunojmë, të gjejmë ndonjë emërues të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët dhe ta sigurojmë paqe të qëndrueshme, natyrisht, nëse është e mundur”, ka theksuar Vuçiq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme