Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Debati i javëve të fundit, e që është i vjetër gati 20 vite, rreth milionave të luftës, ka sjell detaje të reja nga këto transaksione të fshehura. Anton Quni thoshte se Xhavit Haliti mori gati 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, ndërkohë që Xhavit Haliti insistonte se nuk është e saktë shuma. Mirëpo, në një dokument të siguruar nga emisioni i Insajderit, Indoks, kuptohet se Xhavit Haliti mori 3 milionë e 270 mijë euro nga koloneli Krasniqi. Dokumenti i 7 majit të 1998, tregon se Xhavit Haliti pranoi 3 milion e 270 mijë marka nga Ahmet Krasniqi. Mbi 3.2 milionë marka u bartën nga fondet e Republikës së Kosovës u bartën tek UÇK’ja, por akoma nuk dihet ku u shpenzuan, e për këtë gjë pyeti edhe Quni në Kuvend. Ndërkohë, Gani Hoxha, aktivisti i “3%” thotë se duhet të hetohen këto miliona, duke premtuar që ai dhe familja janë në dispozicion për këtë çështje. Sidoqoftë, Hoxha thotë se Haliti kishte marrë edhe 5 milionë nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, mirëpo fjalët e Anton Qunit lidheshin me paratë që i kishte dhënë Halitit koloneli Ahmet Krasniqi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qeveria Kurti mbrëmë vonë mori vendim, a do të ketë sot protesta? Qeveria në detyrë Kurti mbrëmë vonë në mesnatë ka marrë një tjetër vendim që …