Botë Kolumbia bëhet partner botëror i NATO-së Nga Wikiliks U postua 28/05/2018 1 Min e Lexuar 0 0 64 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në një fjalim televiziv, Presidenti Santos tha se “javën e ardhshme do të zyrtarizojmë në Bruksel futjen e Kolumbisë në NATO në kategorinë e partnerit botëror. Do të jemi i vetmi vend i Amerikës Latine me këtë privilegj”. Juan Manuel Santos, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 2016 për arritjen e armëpushimit me kryengritësit e organizatës FARC, tha se “ky hap do të përmirësojë imazhin e Kolumbisë në skenën botërore”. Kolumbia arriti marrëveshje partneriteti me NATO-në në maj të vitit të kaluar, pas përmbushjes së marrëveshjes me organizatën FARC që tani është parti politike. “Fushat e bashkëpunimit përfshijnë sigurinë kibernetike, terrorizmin dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar, sigurinë e rrugëve detare dhe ndërtimin e kapaciteteve të forcave ushtarake kolumbiane” thuhet në një deklaratë për shtyp në faqen elektronike të NATO-së. Partnerë të tjerë botëror të NATO-së janë Afganistani, Australia, Iraku, Japonia, Koreja e Jugut, Mongolia, Zelanda e Re dhe Pakistani. Like 0
Pas iPhone 11, Apple prezanton edhe iPhone 11 Pro dhe Pro Max – me tri kamera Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelet e tij më …