Faqja Kryesore Botë Ylfete Fanaj zgjidhet sërish në parlamentin kantonal të Lucernit, fiton më së shumti vota

Ylfete Fanaj zgjidhet sërish në parlamentin kantonal të Lucernit, fiton më së shumti vota

3 Min e Lexuar
0
0
28
Me 6908 vota, ajo ka fituar më së shumti nga të gjithë kandidatët e qytetit të Lucernit

“Jam shumë e gëzuar: me 6908 vota të fituara, kam arritur rezultatin më të lartë në qytetin e Lucernit dhe jam rizgjedhur (në Parlamentin e Kantonit). Kemi 3 vende më shumë (si parti SP) dhe të katër të zgjedhurit rishtas,  janë femra”. Këtë postim e ka bërë në faqen e saj në facebook Ylfete Fanaj, e cila fiton kështu në mënyrë bindëse mandatin e dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.

Më shumë se ajo kanë fituar katër kandidatë nga FDP, të gjithë nga  zonat tjera të kantonit, jashtë qytetit të Lucernit.

Edhe partia e saj, SP ka shënuar një rezultat shumë të mirë, duke fituar tri vende më shumë në parlament. Nga ana tjetër, partitë e djathta,  SVP, CVP dhe FDP të cilat janë zakonisht favorite në këtë kanton, kanë shënuar rënie të theksuar, me 7 gjegjësisht 4  dhe 3 vende më pak të fituara.

Fitoren më të madhe e ka realizuar Partia e Gjelbër (Grüne Partei) e cila ka dyfishuar numrin e vendeve në parlament: nga 7 sa i ka pasur deri tash, në 14.

Të kujtojmë: Ylfete Fanaj është prej katër vitesh, deputete në Parlamentin Kantonal ndërsa pak më vonë ajo është zgjedhur edhe shefe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në këtë parlament, shkruan albinfo.ch

Ylfete Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare që është zgjedhur në nivel kantonal dhe po ashtu shqiptarja e parë e Zvicrës në përgjithësi, e zgjedhur shefe e një grupi parlamentar në çfarëdo niveli.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë