Botë Zelanda e Re i thotë lamtumirë karantinimit të rreptë, rreth 400 mijë qytetarë rikthehen në punë Nga Wikiliks U postua 28/04/2020 3 Min e Lexuar 0 0 11 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth 400 mijë banorë të Zelandës së Re janë kthyer herët në punë, pasi që kryeministrja Jacinda Ardern ka ulur nivelin e rrezikshmërisë në këtë vend duke zbutur një nga masat më të rrepta të kufizimit të lëvizjes, për shkak të cilave kompanitë më të mëdha nuk kanë mundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Siç raporton CNN, Ardern ka thënë se masat e rrepta janë shpaguar, por se kalimi në nivelin e tretë të karantinimit sipas saj nuk do të thotë “largimi i distancës sociale”, transmeton Telegrafi. “Akoma duhet të qëndrojmë në shtëpitë tona, kushdo që mundet, do të duhej të punonte apo të shkollohej nga shtëpia. Shmangni udhëtimet që nuk janë patjetër të nevojshme”, ka porositur Jacinda qytetarët. Niveli i tretë nënkupton edhe hapja e shkollave, ku qytetarët mund sërish të blenë ushqim të shpejtë, të kenë qasje në aktivitete të ndryshme rekreative, lejohet mbajtja e ceremonisë martesore por edhe mortore, por në to nuk guxojnë të mblidhen më shumë se dhjetëra persona. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, para McDonalds në Oakland dhe Wellington nga orët e hershme po qëndrojnë kolona të gjata të veturave që po presin. Qeveria e Zelandës së Re po synon rifillimin e ekonomisë së vendit që varet ekskluzivisht nga turizmi dhe të bërit biznes, në anën tjetër zgjedhjet janë duke u ofruar – pasi planifikohen të mbahen shtator. Kujtojmë që pesë milionë banorë të Zelandës së Re kishin aplikuar masat më të rrepta të karantinimit, që kanë rezultuar me 1.472 të infektuar edhe 19 të vdekur nga COVID-19. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Labinot Tahiri braktis partinë e Pacollit, do t’i bashkohet Vetëvendosjes së Kurtit Deputeti Labinot Tahiri tashmë ka marrë vendim që të largohet nga partia e Behgjet …