Botë Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta Nga Wikiliks U postua 14/08/2019 2 Min e Lexuar 0 0 35 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zelanda e Re është bërë vendi i parë që legalizoi të ardhurat nga kriptovalutat, raporton Financial Times. Shërbimi tatimor i këtij vendi ka vendosur që pagat mund të paguhen në kriptovaluta nëse monedha virtuale është e lidhur me të paktën një monedhë standarde. Autoritetet e Zelandës së Re gjithashtu kërkojnë që kriptovaluta e zgjedhur mund të jetë drejtpërdrejt e konvertueshme në një formë standarde të pagesës. Sipas Business Insider, kjo lejon që bitcoin, valuta më e madhe digjitale në botë për nga vlera e tregut, të shërbejë si një formë pagese për punëtorët e Zelandës së Re kur ligji i ri të hyjë në fuqi më 1 shtator. Projektligji u paraqit zyrtarisht më 7 gusht, dhe thotë se Zelanda e Re gjithashtu do të lejojë që pagesa e bonuseve të bëhet me kriptovaluta. Varianti i pagave me kriptovaluta i nënshtrohet sistemit kombëtar të taksave të pagave dhe ligji i ri përjashton punëtorët e vetëpunësuar që nuk mund të transferojnë të ardhurat e tyre në monedhë virtuale. Masa paraqet një hap më tej në futjen e monedhës digjitale të diskutueshme në sistemin e metodave të pagesave të përditshme. “Masa është një hap tjetër që autoritetet të kuptojnë se njerëzit me të vërtetë duan të paguhen në kriptovalutë,” tha Thomas Hulme, një avokat i shtëpisë ligjore ‘Macrel Turner Garrett’ në Londër për Financial Times. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Polemikat e djeshme mes Kurtit dhe Bërnabiq në Slloveni Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq kanë qenë pjesë …