Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Florijana Ismaili është futbolliste shqiptare nga Presheva që luan për Kombëtaren e Zvicrës. Por një lajm aspak i mirë ka ardhur nga mediat zvicerane, pasi kanë raportuar se Florijana Ismaili është zhdukur në Lieqnin e Comos në Itali. 20minuten.ch ka raportuar se autoritet italiane në Como kanë raportuar se tës shtunën një turiste zvicerane është zhdukur në Liqen. Agjencia italiane e lajmeve Ansa ka bërë të ditur se futbollistja e Young Boys Bern, Florijana Ismaili është personi i zhdukur. Futbollistja 24 vjeçare kishte vendosur që të shëtiste në liqen së bashku me miken e saj futbolliste Musso. Policia lokale e Cosmos nuk e ka vërtetuar, por as nuk e ka përgenjështëruar lajmin e publikuar. Florijana nuk ka qenë së fundmi aktive as nërrjetet sociale. 24-vjeçarja debutimin në Kombëtaren e Zvicrës e ka bërë në vitin 2014, ndërsa është pjesë e skuadrës nga kryeqyteti zviceran Young Boys Bern që nga viti 2011. Like 0