Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbrëmjen e kaluar një qendër modulare, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë u përfshi nga një zjarr që la të pajetë 14 persona dhe të lënduar disa të tjerë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka thirrur sot në orën 10.00 një mbledhje urgjente të qeverisë. “Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev për mediat, duke mos dashur të jap detaje për zjarrin me arsyetimin se nuk do të ketë deklarata derisa organet kompetente të zbardhin shkaqet e zjarrit. Në media po qarkullojnë lajme se më herët janë konstatuar probleme në ndërtimin e objekteve modulare, të cilat u ngritën pas shpërthimit të pandemisë për të rritur kapacitetet spitalore. Pavarëisht kritikave dhe shqetësimeve të qytetarëve se këto objekte nuk ishin të sigurta, ministri i i Shëndetësisë Venko Filipçe i ka mohuar këto pretendime. Disa ditë më parë, ai e cilësoi sukses këtë “gjetje” për përballimin e fluksit në spitalet covid. Ai tha se ky është një model i shpejtë dhe më pak i kushtueshëm. “Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj. Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjta, ndërsa këto janë modele efikasitetit energjetik”, deklaroi Venko Filipce. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Eksekutohet një biznesmen në Shkodër Mbi 20 plumba u qëlluan ndaj 35-vjeçarit Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në …