Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të dashur qytetarë të Komunës së Bujanocit, Kam një lutje për ju: mos lejoni që të manipuloheni nga shkrimet e qëndrimet e politikanëve që kanë interesat e veta personale tani që në Preshevë po afrohen zgjedhjet. Votoni për atë që besoni që e meritojnë votën tuaj, për atë që do t’ju njohë e mbajë mend edhe pas ditës së zgjedhjeve. Ju vetë gjykoni se kush janë ata që meritojnë besimin tuaj! Pos kësaj jam e bindur plotësisht që krerët politikë në Preshevë duhet të merren vetëm me çështjet perbrenda territorit të Komunës së Preshevës, ndërkaq për çështjet e Bujanocit, merren krerët politik që janë në krye të kësaj komune. Jam ithtare e atij proverbit popullor “I din Meta punët e veta” andaj mos u përzieni aty ku s’keni kompetencë. Ndërkaq e di që dikujt dikujt s’do t’i pëlqejë kjo e vërtetë që do e them, por dua t’i them dy tri gjera që meritoni t’i dini të gjithë. Më vjen keq që më duhet ta zgjas këtë shkrim, por nuk ia kam haber të shkruaj shkurt. Ata që kanë fëmijë në çerdhen e Bujanocit e dinë që një kohë kam qenë përfaqësuesve e prindërve dhe anëtare në Këshillin Drejtues nga rradhët e prindërve, ku une një kohë të gjatë në mbledhjet që mbaheshin kam qenë anëtarja e vetme shqiptare dhe të kalonte një propozim i imi nuk kishte shancë. Pata bërë zhurmë e ngritur pluhur për hapjen e paraleleve shtesë në gjuhën shqipe, por propozimi im hasi në vesh të shurdhër. Tani kur u bë marrëveshja e qeverisjes gjithëshqiptare, për herë të parë Këshilli Drejtues në çerdhe i bëri 5 anëtarë shqiptarë dhe 4 serbë nga gjithsej 9 anëtarë që i ka. Më vjen keq që më duhet ta potencoj këtë gjë, por është e rendësishme ngase unë iu gëzova shumë këtij fakti, duke besuar se kësaj here medoemos duhet të kalojë ky propozim dhe të hapim paralelet në gjuhën shqipe. Drejtori i Entit Parashkollor “Gëzimi Ynë” asnjëherë nuk ka shprehë gatishmëri për t’i hapur këto grupe megjithse një kërkesë e këtillë nga prindërit shqiptarë daton që nga viti 2012. I njejti drejtor, i cili nuk përfilli asnjëherë kërkesat tona, po aplikon për herën e tretë për drejtor. Ky drejtor që kurr nuk hapi paralelet në gjuhën shqipe, edhe pse shumë herë thoshte po që se komuna i siguron mjetet financiare unë edhe zyren time do ta lëshojë për ta bërë klasë për këtë grup. Tani kur Kuvendi Komunal miratoi Vendimin për hapjen e grupeve në gjuhën shqipe në dhjetor të vitit 2020, ky drejtori as nuk lëshoi zyren e tij për hapësirë e as që u mundua të procesojë tutje këtë çështje, megjithëse patjetër e ka ta realizojë Vendimin e Kuvendit Komunal. Ky drejtor, i cili asnjëherë nuk respektoi përdorimin e dygjuhësisë, dmth të përdorë edhe gjuhën shqipe në dokumentet dhe shkresat zyrtare, t’ia shkruajë emrat shqip fëmijëve shqiptarë dhe të komunikojë edhe në gjuhën shqipe me prindërit shqiptarë. Ky drejtor që kësaj here nuk mori as pëlqimin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ky drejtor mori pëlqimin dhe u votua në mbledhjen e Këshillit Drejtues edhe pse ishin prezentë 5 shqiptarë e 4 serbë. Ky drejtor mori 6 vota “per” dhe 3 vota “kunder” që do të thotë që mori dy vota të nevojshme edhe nga ana e shqiptarëve. Ndërkaq ato tri vota kundër ishin të tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të emëruar nga rradhët e vetëqeverisjes lokale. Këto fakte që i thashë i kanë ditë të gjithë, e edhe ata që votuan “për”. Megjithëse, të gjithë e dinë se po që se Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk ia ka dhënë pëlqimin për t’u emëruar drejtor, po që se tre përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale po votojne “kundër”, kush janë ata shqiptarë që votuan “për” emërimin e drejtorit, e para qytetarëve mbajnë fjalime me motive patriotike. Aman, kurseni qytetarët tanë, nga dështimet dhe deklaratat e juaja patetike. Ndërkaq ju të nderuar qytetarë bëhuni vigjilentë e mos i besoni gjithkujt, po që se keni nevojë për informacione drejtohuni personave apo institucioneve relevante, por mos u mashtroni t’i besoni gjithkujt! Një fjalë e urtë shqipe thotë “Besnik bëhu, por besë mos zi!” Këtë që thashë e ndjeva se ia kam borxh të gjithë atyre nanave shqiptare, që me padurim presin të hapen grupet e reja në gjuhën shqipe dhe fëmijët e tyre t’ia besojnë dikujt që i kupton ata, sepse flet të njejtën gjuhë si të tyren! Të gjithë atyre nanave shqiptare që kanë kur kanë bërë regjistrimin e fëmijëve në çerdhen në Bujanoc, kanë nënshkruar kontratën në gjuhën serbe edhe pse ndoshta asgjë s’kanë kuptuar nga ajo që është shkruar në kontratë. Për të gjithë ato që edhe pyetësorin 3-4 faqe në të cilin duhet të shkruhen të gjitha informacionet e rëndësishme për fëmiun dhe karakterin e tij, alergjitë e tij, sëmundjet e teket e tij, është dashur t’i shkruajë në gjuhën serbe, e ndoshta as nuk kanë ditë ta bëjnë e janë ndjerë në siklet kur kanë kërkuar ndihmë nga dikush tjetër. E gjithë kjo padrejtësi kundrejt neve si shqiptarë dhe diskriminim i fëmijëve tanë ka rrjedh pikërisht nga ky drejtori dhe udhëheqësia e këtij institucioni, e cila asnjëherë nuk shprehi mirëkuptim ndaj neve si prind dhe brengave tona, se po që se fëmiu im nuk kupton gjuhën serbe si do t’ia bëjë?!.. dhe po ky drejtor mori besimin e 6 anëtarëve të Këshillit Drejtues, në mesin e të cilëve janë edhe dy shqiptarë, të cilët me propozim të Entit Parashkollor u votuan në kuvend nga gjithë këshilltarët shqiptarë si anëtarë të Këshillit Drejtues, për të na përfaqësuar e për të mbrojtur interesat tona, e jo për të punuar kundër interesave të fëmijëve tanë. P.S.Postimet e mia në profilin tim privat, janë vetëm mendime dhe qëndrime të mia personale, si qytetare e kësaj komune, ku ka shumë për t’u bërë, por parapëlqejnë të bëjnë show për poena politikë! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist në Kosovë Disa prej mediave në vend kanë raportuar për një alarm të ngritur nga misionet …