Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës ditën e sotme, në kuadër të grumbullimit për ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve. Përveç stërvitjeve të zakonshme, në ditën e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të zhvillojë edhe një ndeshje testuese, duke i ndarë lojtarët në dy ekipe. Për këtë ndeshje u ftuan edhe katër futbollistë nga Përfaqësuesja U21, Leard Sadriu, Valon Zumberi, Ilir Krasniqi dhe Qendrim Zyba. Njëri nga mbrojtësit më perspektiv të Kosovës padyshim se është Valon Zumberi, i cili aktivizohet me skuadrën e madhe gjermane Hamburg. 19-vjeçari është lider në mbrojtjen e Kosovës U21 dhe shihet si e ardhmja e Dardanëve. Preshevari gjithashtu shihet si mbrojtës me të ardhme edhe te Hamburgu që i kanë bërë kontratë profesionale dhe pritet të jetë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm te klubi gjerman nga ky edicion. “E kam thënë edhe më parë se qëllimi im është që sa më parë të jem pjesë e Kosovës A, por më duhet ende punë dhe të bëhem një titullar tek Hamburgu”, u shpreh mbrojtësi i talentuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si mund të lindin nënat në maternitet kur drejtori i shikon nga kamerat e sigurisë? Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, ku drejtori …