Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot përfundon java e tretë e grevës së SBASHK-ut në arsim, të cilët po kërkojnë rritje pagash për mësimdhënësit. Mirëpo një lajm të gëzuar ka dhënë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se të hënën fillon mësimi. “Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në Facebook. Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Në anën tjetër edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës. “Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tifoz i “çmendur” pas Gjermanisë, 70-vjeçari niset drejt Rusisë me… Teksa mendohet se 1.5 milionë turistë do të vizitojnë Rusinë gjatë Kupës së Botës …