Stil & Trend 5 MËNYRA GJENIALE PËR TË KALUAR KOHËN PA SMARTPHONE Nga Wikiliks U postua 27/04/2018 5 Min e Lexuar 0 0 150 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Secili nga ne, e kontrollon telefonin celular afërsisht 80 herë brenda një dite. Pra, nëse ia del të mos e hapësh celularin çdo 30 sekonda, je praktikisht një superhero. Të jemi të sinqertë, kjo nuk është aspak e mirë. Të kalosh shumë kohë kërrusur mbi celular mund të sjelli probleme me shpinën dhe qafën, ul nivelin e përqëndrimit e madje çon në shtim kilesh. Pra, nëse jeni duke pritur në rradhë në një dyqan ushqimesh dhe ke 46 sekonda për të shtyrë, mos kontrollo Instagramin. Në vend të tij, provoni një nga mënyrat e këndëshme për të kaluar kohën të cilat janë renditur më poshtë. 1. Përhumbu Një studim i ri na tregon se ëndërrimi me sy hapur, në kundërshtim me imazhin e tij si një veprim budallai përtac, mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe të mprehtëson mendjen. 2.Lexo Libra. Revista. Gazeta. I mbani mend këto? Tani, le të bëjmë ca llogari. Së pari, bëni një test për shpejtësinë e leximit. Në qoftë se je një njeri normal, do të lexosh afërsisht 200 fjalë për minut. Më pas, llogarit mesatarisht, se sa kohë harxhon duke pritur në ditë. Ndërkohë që pret në rradhë, për drekën, për kafen, shumë thjesht mund ta shfytëzosh këtë kohë për të ndriçuar mendjen me njohuri të reja dhe të marësh kënaqësinë e pazëvendësueshme që të fal letërsia. 3.Medito Meditimi të ndihmon të zhdukësh stresin, të përmirësosh presionin e gjakut dhe mbi të gjitha, të stabilizosh ndjenjat e lumturisë. Yi-Quan, është një lloj arti marcial në Kinë, i cili zotëron një teknikë meditimi që mund ta praktikosh në këmbë dhe pa lëvizur. 4.Bëj ushtrime fizike Po, mund të dukesh si i çmendur në sytë e të tjerëve. Por nëse ke 15 minuta për të shtyrë, është shumë më e dobishme se sa të lëvizje vetëm gishtin e madh para-prapa mbi ekranin e sheshtë. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, ai vepron jo vetëm në aspektin fizik por edhe në shëndetin mendor.Është keqkuptim se nuk do të keni ndonjë avantazh në ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, në qoftë se ju ushtroni më pak në vazhdimësi.Nuk është e nevojshme që gjatë gjithë ditës të praktikoni ushtrime të mundimshme për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor. Aktiviteti minimal ndonjëherë është i mjaftueshëm. 5.Telefono mamanë Teknikisht, je duke përdorur celularin, por të paktën kësaj rradhe për qëllime më të lartësuara. Sipas disa studimeve të kryera së fundmi, kur dëgjon zërin e mamas tënde, Oxytocina, e cila është një hormon që zbut stresin, fillon të riprodhohet shpejt. Kështu që dëgjojeni mamin. Telefonojeni më shpesh. Madje s’keni nevojë as për smartphone për ta bërë këtë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti: Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk janë mbrojtur e madje as adresuar problemet e tyre në Washington Lideri i VV-ës Albin Kurti ka thën se mbrëmë, në praninë e Presidentit Trump, …