Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka pranuar se do të nënshkruante gjithçka përfshirë dhe ndonjë dokument ligjor që do ta anëtarësonte Kosovën në OKB, vetëm për t’iu dhënë qytetarëve të Serbisë sigurinë e plotë.

Kështu shkruajnë mediat serbe për deklarimet e kryeministres serbe, përgjigje të cilën e ka dhënë pas pyetjes së një deputeti për ndonjë marrëveshje të detyrueshme të Serbisë për ulëse të Prishtinës zyrtarë në OKB, raporton ‘Klan Kosova’.

“Nuk do të kem frikë ta bëj këtë. Është përgjegjësia ime, është detyra ime që kam pranuar që kur mora këtë post”, ka thënë ajo.

Kryeministrja ka thënë se nuk do të komentojë mbi përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar.

“Nëse ju tregoj se çfarë lloj marrëveshjeje do të nënshkruaj, atëherë i kam zbuluar të gjitha. Kështu nuk funksionojnë gjërat”.

“Sa për Kosovën, mund të them vetëm këtë – unë do të luftoj çdo ditë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për këtë situatë të vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë”, ka përfunduar Brnabiq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme