Stil & Trend 6 vajrat eterike kundër alergjive Nga Wikiliks U postua 13/09/2019 4 Min e Lexuar 0 0 318 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në botën moderne organizmi i njeriut është gjithnjë e më i ndjeshëm në ambientin e jashtëm:polenin,puplat,merimangat, pluhurin. Hundë të bllokuara,rrjedhje prej hundës,teshtitje,skuqje,ju kujtohen këto simptoma? Të gjitha këto janë simptoma të alergjisë.Në vijim ju paraqesim llojet e ndryshme të vajrave eterike që luftojnë alergjitë e ndryshme. Ky është ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbëve VAJI I LIVANDËS Ky lloj i vajit është më efektivi në luftën kundër alergjive. Është vaj që ndikon mirë kundër inflamacioneve, ekuilibron imunitetin, lehtëson dhimbjet e kokës dhe ndikon si antihistaminik natyral. Ka efekt qetësues në sistemin nervor. Relaksimi me ndihmën e livandës shton rezistencën ndaj stresit dhe alergjisë. VAJI I MENTËS Vaji i mentës lehtëson frymëmarrjen, duke hapur sinuset dhe rrugët e tjera të frymëmarrjes. Ky vaj dezinfekton, zbut proceset pezmatuese dhe zvogëlon dhimbjet e kokës dhe muskujve. Nëse si pasojë e alergjisë keni dhimbje koke, atëherë këtë vaj e vendosni në sy, përderisa për ta zbutur dhimbjen e kokës, stresin dhe tensionimin, e vendosni në pjesën e prapme të kokës, në qafë. VAJI I XHENXHEFILIT Sikurse edhe vetë xhenxhefili, vaji nga kjo bimë është shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ka një efekt analgjetik. Zbut pengesat në organet e frymëmarrjes të nxitura nga alergjitë, e po ashtu ndihmon edhe në lehtësimin e frymëmarrjes dhe ndalon kollën e teshtitjen. VAJI I LIMONIT Vaji i limonit forcon sistemin imun dhe lehtëson problemet me frymëmarrjen. Vaji apo lëngu i limonit posedon një efekt të fortë kundër baktereve të dëmshme, prandaj është i domosdoshëm në pastrimin e organeve të frymëmarrjes. VAJI I EUKALIPTUSIT Ky lloj i vajit me lehtësi pastron bllokimin e hundës dhe zgavrave të saj, e po ashtu edhe e zbut dhimbjen e kokës. Ndikon mirë edhe kundër infeksioneve, e posedon edhe efektin për sekretimin e mukozës nga sinuset. VAJI I KAMOMILIT Vaji i kamomilit ka efekt kundër inflamator dhe relakson. Parandalon ngërçin te muskujt, si dhe mund të ndihmojë të sulmet e astmës që mund të nxiten nga alergjitë. Këtë vaj mund ta keni shumë lehtë në dispozicion dhe është shumë i shëndetshëm, sidomos për njerëzit që vuajnë nga lloje të ndryshme të alergjive. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nënshkruhen 97 kontrata për bizneset e vogla Komuna e Bujanocit, ka nënshkruar 97 kontrata me ndërmarrësit lokal nga Bujanoci,vlenë të theksohet …