Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje e armatosur në filialin e një banke. Lajmin e grabitjes e ka konfirmuar edhe policia. Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura. “Sot rreh orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzoj paratë nga arka ,shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policies. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fugon. Ndërkaq gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e tyre në drejim të policisë. Gazeta Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohet se qyttarët janë tmerruar nga kjo ngjarje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lugina e Preshevëse vendosur mes Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës, Lugina mbetet një zonë e goditur nga papunësia e lartë dhe e ndjekur nga shërbimet serbe të sigurisë Në luginën e Preshevës, as shqiptarët dhe as serbët nuk i kushtojnë shumë vëmendje …