Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje e armatosur në filialin e një banke. Lajmin e grabitjes e ka konfirmuar edhe policia.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

“Sot rreh orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzoj paratë nga arka ,shuma nuk dihet për momentin.
Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policies.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fugon. Ndërkaq gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e tyre në drejim të policisë.

Gazeta Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohet se qyttarët janë tmerruar nga kjo ngjarje.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme