Kryetari i Komunës së Bujanocit , Shaip Kamberi  ka uruar fëmijët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë.

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook u ka uruar fëmijëve, uroj që rruga e juaj e drejtë të bëhet motivim për të gjithë ne

Shkrimi i plotë i Kamberit :

Të dashur nxënës,

Fillimi i vitit të ri shkollor le të jetë për secilin prej juve fillim i suksesit, avancimit dhe nxënies së dijës.

Libri le të jetë miku juaj më i mirë ndërsa mësuesi dhe mësuesja le të shihen si udhërrëfyes tuaj.

Sot, ju që për herë të parë po uleni në bankat shkollore, po nisni rrugëtimin tuaj të jetës. E nga rrugëtimi juaj i sotshëm do të varet drejtimi i jonë si shoqëri nesër.

Prandaj, duke ju uruar fillim të mbarë, uroj që rruga e juaj e drejtë të bëhet motivim për të gjithë ne.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme