Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend 6 vajrat eterike kundër alergjive

6 vajrat eterike kundër alergjive

4 Min e Lexuar
0
0
318

Në botën moderne organizmi i njeriut është gjithnjë e më i ndjeshëm në ambientin e jashtëm:polenin,puplat,merimangat, pluhurin. Hundë të bllokuara,rrjedhje prej hundës,teshtitje,skuqje,ju kujtohen këto simptoma? Të gjitha këto janë simptoma të alergjisë.Në vijim ju paraqesim llojet e ndryshme të vajrave eterike që luftojnë alergjitë e ndryshme.

Ky është ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbëve

VAJI I LIVANDËS

Ky lloj i vajit është më efektivi në luftën kundër alergjive. Është vaj që ndikon mirë kundër inflamacioneve, ekuilibron imunitetin, lehtëson dhimbjet e kokës dhe ndikon si antihistaminik natyral. Ka efekt qetësues në sistemin nervor. Relaksimi me ndihmën e livandës shton rezistencën ndaj stresit dhe alergjisë.

VAJI I MENTËS

Vaji i mentës lehtëson frymëmarrjen, duke hapur sinuset dhe rrugët e tjera të frymëmarrjes. Ky vaj dezinfekton, zbut proceset pezmatuese dhe zvogëlon dhimbjet e kokës dhe muskujve. Nëse si pasojë e alergjisë keni dhimbje koke, atëherë këtë vaj e vendosni në sy, përderisa për ta zbutur dhimbjen e kokës, stresin dhe tensionimin, e vendosni në pjesën e prapme të kokës, në qafë.

VAJI I XHENXHEFILIT

Sikurse edhe vetë xhenxhefili, vaji nga kjo bimë është shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ka një efekt analgjetik. Zbut pengesat në organet e frymëmarrjes të nxitura nga alergjitë, e po ashtu ndihmon edhe në lehtësimin e frymëmarrjes dhe ndalon kollën e teshtitjen.

VAJI I LIMONIT

Vaji i limonit forcon sistemin imun dhe lehtëson problemet me frymëmarrjen. Vaji apo lëngu i limonit posedon një efekt të fortë kundër baktereve të dëmshme, prandaj është i domosdoshëm në pastrimin e organeve të frymëmarrjes.

VAJI I EUKALIPTUSIT

Ky lloj i vajit me lehtësi pastron bllokimin e hundës dhe zgavrave të saj, e po ashtu edhe e zbut dhimbjen e kokës. Ndikon mirë edhe kundër infeksioneve, e posedon edhe efektin për sekretimin e mukozës nga sinuset.

VAJI I KAMOMILIT

Vaji i kamomilit ka efekt kundër inflamator dhe relakson. Parandalon ngërçin te muskujt, si dhe mund të ndihmojë të sulmet e astmës që mund të nxiten nga alergjitë. Këtë vaj mund ta keni shumë lehtë në dispozicion dhe është shumë i shëndetshëm, sidomos për njerëzit që vuajnë nga lloje të ndryshme të alergjive.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend