Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, nga ora 11:00 sot pritet të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel. Lajçak ka përfunduar takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se tema mes dy palëve negociuese do të jetë për targat, energjinë dhe personat e zhdukur. Varësisht çka do të prodhojnë bisedimet e sotme ndërmjet delegacioneve dhe BE-së, do të përcaktohet edhe mbajtja e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Siç raporton mediumi serb “Telegraf.rs”, delegacionit të Beogradit do t’i bashkohen edhe ekspertë të fushave, për të cilat do të bisedohet në këtë takim. Like 0
Çfarë i ndodh trupit tuajë nëse pini ujë në mëngjes ? Është e vërtetuar tashmë shkencërisht se konsumimi i një gote uji në mëngjes …