Ish kryetaraja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani pas seancës së kuvendit komunal ku u aprovua ribalanci i buxhetit për vitin 2022 tha se ky është buxheti i thellimit të varfëris së qytetarve dhe i pasurimit të rrethiti të ngusht pushtetar.

Ky është shkrimi i plotë i znj.Sinani

Dje Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu miratuan rebalansin e buxhetit.

– Eliminuan programin socio-ekonomik
– Eliminuan subvencionet për bujqësi
– Zvogëluan mjetet për ekonominë e vogël
– Zvogëluan mjetet për Fondin Humanitar
– Zvogëluan mjetet për çështje sociale
– Zvogëluan mjetet për Kryqin e Kuq
– Zvogëluan mjetet për investime në arsim, mjete didaktike dhe përsosje profesionale

Krejt këto mjete për kategoritë më në nevojë të shoqërisë i riorientuan në ‘projekte infrastrukturore’. Realisht, aty ku përfitojnë bizneset e tyre dhe rrethi i tyre i ngushtë.

S’mund të ishte ndryshe kjo qeverisje e ndërtuar me pazare të nëntokës përpos se për pasurim individual e grupor pushtetar dhe për varfërim të qytetarëve.

Përpos dështimit të tyre për ta siguruar brenda tyre shumicën e nevojshme në Kuvend Komunal për t’i përfshirë SNS e Vuçiqit dhe SPS e Daçiqit në vendimmarjen komunale siç e kishin parashikuar, ky është lajmi i djeshëm që përpiqen me mjegulluar me tema tjera dhe me shpifje ndaj opozitës.

#Puçistët #Pakica #Paterica #ZgjedhjeTëReja

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme