Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani. Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe tha se s’mund ta konfirmojë momentalisht aplikimin. “Nuk mund ta konfirmoj Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, tha ai. Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur. “Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së pakku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme. Edhe vet kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Evropë. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”. /EO Like 0
Policia serbe i kapë afro 1 milion euro në një BMW me targa gjermane në vendkalimin kufitar në Preshevë
Rusia “po vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan” Rusia vazhdon të përpiqet të dobësojë dhe ndajë SHBA-në duke ndërhyrë në procesin zgjedhor …