Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sedat Limani bëhet shqiptari i parë i certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar vet Limani, i cili ka thënë se këtë shkollim do ta vë në praktikë në futbollin e Kosovës. “Të dashur miq, jam jashtëzakonisht i lumtur të ndaj me ju që zyrtarisht sapo kam përfunduar dhe jam certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit. Një shkollim i llojit të vetë dhe jam i nderuar të jam i pari shqiptar të përfundoj një shkollim të tillë me të cilin besoj shumë do të vë në praktikë në të ardhmen në futbollin tonë”, ka thënë Limani. Like 0