Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Peticioni “HESHTUR”, i 82 nxënësve të Shkollës së mesme “Sesai Surroi”, që nuk pati përkrahje nga drejtuesit e Shkollës dhe Komunës së Bujanocit. Ditë më parë nxënësit nga fshatrat Bilaç, Samolicë, Lluçan, Nesalcë dhe Letovicë të shkollës së mesme “Sesai Surroi” në Bujanoc, kishin marrë iniciativë që të bëjnë peticion kundër ngritjes së çmimit të mujores, në këtë iniciativë shkruhet: ” Jemi një grup nxënësish, që po protestojmë kundër ngritjes së çmimit të mujorëve të autobusave për nxënësit. Kjo ngritje po i vë nën presion financiar të padurueshëm shumë familje dhe nxënës që kërkojnë të sigurojnë arsimin e tyre. Në një kohë kur arsimi është thelbësor për të ardhmen tonë dhe të vendit tonë, nuk mund të lejojmë që ngritja e çmimit të autobusëve të vendosë një barrë të konsiderueshme në shpatulla të familjeve tona. Kjo ndikon negativisht në mundësinë tonë për të pasur qasje të barabartë në arsim dhe për të përmirësuar shkallën tonë të edukimit. Ju lutemi bashkohuni me ne në këtë peticion dhe ndihmoni të bëjmë zërin tonë të dëgjohet. Bashkë mund t’i kundërshtojmë këto ndryshime të papranueshme dhe të mbrojmë të drejtën e secilit nxënës për një arsim të cilësuar dhe të arritshëm. Faleminderit që jeni pjesë e kësaj përpjekjeje të rëndësishme!” Nga informatat e nxënësve kjo iniciativë në shkollë u përqesh nga drejtuesit e shkollës duke u tallur me ta, ndërsa nga takimi i autoriteteve komunale për arsim, ishte të presin që të marrin një hap konkret, por që gati dy javë pa asnjë përgjigje. Këto janë çmimet e tanishme të mujoreve e të nxënësve. Bilaç 4650 din ( ka qenë 4200) Samolicë 4000 din ( ka qenë 3750) Lluçan 3900 din ( ka qenë 3600 ) Nesalcë 4100 din ( ka qenë 3850) Letovicë 4450 din ( ka qenë 4200) Letovicë Garali 4700 din ( ka qenë 4200) Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Askush nuk na garanton se shqiptarët nuk do të hyjnë me forcë në veri të Kosovës! Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ngrirja e konfliktit të Kosovës nuk është në …